Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Në Kuvend sot janë miratuar në parim dhjetë projektligje tëëë paraparë për seancën e sotme plenare.
Me 63 vota pro, 19 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi miratoi në parim Projektligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Tregut, në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur të premten pasdite.
Me 65 vota për dhe asnjë kundër, u miratua Projektligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Projektligji për Shërbimet e Pagesave kaloi me 63 vota për dhe një kundër.Ndërkaq, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim kaloi me 62 vota për, teksa dy ishin kundër.
Projektligji për Lojërat Mesdhetare XXI Prishtina 2030 kaloi me 81 vota për dhe asnjë kundër, njofton Klankosova.
Ai për Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore kaloi me 61 vota për, teksa nëntë ishin kundër dhe një deputet abstenoiu.
Projektligji për Banim Social dhe të Përballueshëm kaloi me 62 vota për dhe dy i pati kundër
Me 62 vota për dhe asnjë kundër kaloi Projektligji për Shtetësinë e Kosovës, ndërkaq, me 61 për dhe 8 kundër ai për Lëndët Plasëse.
Projektligji i fundit në rendin e ditës, ai për Provimin e Maturës Shtetërore kaloi me 62 vota për dhe tetë kundër.