Libri “Bllaca 99” i Jahja Llukës sjellë rrëfime tmerruese të dëbimeve nga Kosova

Libri “Bllaca 99” i Jahja Llukës sjellë rrëfime tmerruese të dëbimeve nga Kosova

Aktuale April 10, 2026 - 20:20

Tmerri që u përjetua me ditë të tëra tash u jetësua mes rreshtave të këtij libri.
“Bllaca 99”, vëllimi i dytë i autorit, Jahja Lluka sjellë rrëfimet e qytetarëve që atë kohë përjetuan eksodin në Bllacë të Hanit të Elezit.

Në përkujtim të pranverës së 1999-tës kur mijëra shqiptarë u dëbuan nga vatrat e tyre, pelegrinazhi i autorëve organizuan një manifestim tradicional.

Për librin që sjellë rrëfimet e atyre që u detyruan të largoheshin me tren, nga këtu foli autori, Jahja Lluka.

“ Janë rrëfime të njerëzve që kanë qenë këtu dhe që i kaluan të gjitha këto perpieti dhe nuk ka asgjë të mijat si autor por janë rrëfimet të atyre që përjetuan atë masakër që ka përgatitur Serbia”, u shpreh Jahja Lluka.

Të pranishëm në kompleksin memorial të Bllacës qenë edhe autorë nga viset shqiptare e udhëheqës lokal të Hanit të Elezit.

Para tyre, Lluka pati edhe disa fjalë.

“ Këtu dikur ka qenë një moçal tani është memoriali i cili kërkon mbrojtje dhe ndihmë shtetërore jo të disa individëve të cilët për nevoja të veta dëshirojnë ta shënojnë edhe dëbimin”, u shpreh Lluka.
Pas Llukës, autorët tjerë kishin përgatitur edhe disa poezi.

E, një nxënëse kërkoi lirimin e katërshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për nder të 27 vjetorit të eksodit të Bllacës u organizua edhe një ekspozitë nga artistët kosovar.

Në prill të 1999-tës, pas sulmeve serbe në Kosovë, mijëra shqiptarë u larguan me forcë përmes pikës kufitare me Maqedoninë drejt kampit të Bllacës./dukagjini