Tahiri LVV-së: Cila është urgjenca për këto projektligje? Po përgatiteni për zgjedhje
Foto: Laura Hasani

Tahiri LVV-së: Cila është urgjenca për këto projektligje? Po përgatiteni për zgjedhje

Aktuale April 10, 2026 - 17:45

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se kjo parti është kundër që projektligjet që janë në rend dite në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet në këto momente, të shqyrtohen pa debat.

Tahiri e akuzoi partinë në pushtet se me këto veprime po përgatiten për zgjedhje, sepse siç thotë ai, asnjëri prej këtyre projektligjeve nuk kanë një urgjencë për trajtim.

“Nuk duhet me ndodhë kjo seancë dhe nuk ka asnjë logjikë një votim në ora 17:00 të premten, pa debat dhe pa përfshirje të opozitës. Ka logjikë me kërku shmangie nga procedurat parlamentare, nëse dikush mundet me argumentu urgjencën. Cila është urgjenca? Për çka jemi për ngut? Për çka? Na pe dimë për çka. Urgjenca është përgatitja e platformës politike për zgjedhje. Ma së keqti ju bjen juve qitu që jeni. Kjo është për me u kriju një argument që Qeveria do zotime që i ka pasë, po i kryen me do ligje, ndërsa veprimet konkrete s’janë askund. Pra s’ka urgjencë.” – tha ai.

Ai u tregua i ashpër ndaj Vetëvendosjes, duke thënë se po tentojnë t’i ikin edhe debatit mes opozitës dhe qeverisë.

“Për një ligj, e keni votën e AAK-së dhe ai ligj është për Lojërat Mesdhetare dhe absolutisht pajtohem që është ligj që ish dashtë me u miratu ma herët.  Çfarë urgjence janë ligjet tjera? Nuk ka urgjencë. Por me u ndërtu zotimi që kur dilni në zgjedhje me thanë na e kena bo ligjin në tavan edhe pse i kena çu çmimet në tavan. “ Qëllimi i dytë është mos me pasë debat mes opozitës dhe qeverisë.”