Hashim Thaçi jep intervistë nga burgu për gazetën gjermane, flet për procesin në Hagë
Foto: Laura Hasani

Hashim Thaçi jep intervistë nga burgu për gazetën gjermane, flet për procesin në Hagë

Aktuale April 10, 2026 - 17:36

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dhënë një intervistë nga burgu për gazetën e njohur gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Gazetari Michael Martens, që merret prej kohësh me zhvillimet në Ballkan, ka ndarë në platformën e tij në X disa nga pyetjet që ia ka dërguar Thaçit.

Intervista, sipas Martens, pritet të publikohet sonte.

Një nga pyetjet që Thaçit i është bërë është nëse procesi në Hagë do ta shtrembërojë historinë e Kosovës.

“Pra, a ekziston rreziku që ky gjyq të shtrembërojë tablonë historike të asaj që ndodhi në Kosovë në vitet 1990, sepse për vëzhguesit sipërfaqësorë mund të ushqejë narrativën e rreme se ‘të dyja palët kanë kryer krime me peshë të barabartë’?”, ka shkruar Martens në X.

Ai e ka pyetur ish-presidentin e Kosovës edhe për rolin e Jack Smith, ish-prokurorit që ngriti aktakuzën kundër krerëve të UÇK-së.

“Donald Trump dhe i dërguari i tij (ish) i posaçëm Richard Grenell kanë shprehur opinione shumë negative për prokurorin Jack Smith, i cili ngriti aktakuza ndaj të dyve (fillimisht ndaj Thaçit, pastaj ndaj Trumpit). A e konsideron z. Thaçi Smith-in thjesht si një instrument politik në një lojë më të madhe?”, ka shkruar gazetari gjerman.

Kjo është intervista e dytë e Hashim Thaçit nga burgu – pas dy të tjerave që kishte dhënë për media vendore në Kosovë./VOX Kosova