Votimi unanim i Rezolutës, Çitaku: U dëshmua se kur bëhet fjalë për historinë dhe sakrificën tonë, uniteti është i mundur
Pas votimit në mënyrë unanime të kësaj rezolute, ka reaguar nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku.
Ajo ka falënderuar të gjithë deputetët për përkrahjen.
Në profilin e saj në Facebook, Çitaku ka shkruar se sot u dëshmua se kur bëhet fjalë për historinë dhe sakrificën, uniteti është i mundur dhe i domosdoshëm.
“Sot, Kuvendi i Kosovës u ngrit mbi dallimet politike dhe foli me një zë për të vërtetën dhe dinjitetin e viktimave të luftës. Me votimin unanim të rezolutës së propozuar nga PDK-ja, u dëshmua se kur bëhet fjalë për historinë dhe sakrificën tonë, uniteti është i mundur dhe i domosdoshëm. Falënderoj të gjithë deputetët që e mbështetën këtë rezolutë, duke dëshmuar përgjegjësi dhe respekt për sakrificën e popullit tonë. Me solemnitetin që kërkon kjo çështje, ky vendim duhet të shërbejë si standard për çdo trajtim të historisë sonë. Ekspozita e fundit në shesh le të jetë hera e fundit që provohet të tjetërsohet e vërteta jonë historike”, shkroi Çitaku.