Pas pranimit të 36 rekrutëve të rinj, Maqedonci: FSK-ja po forcohet me përfshirje dhe barazi

Pas pranimit të 36 rekrutëve të rinj, Maqedonci: FSK-ja po forcohet me përfshirje dhe barazi

Aktuale April 10, 2026 - 14:25

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka reaguar pas pranimit të 36 rekrutëve të rinj nga komunitetet joshumicë në Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Sipas Maqedoncit, kjo është dëshmi konkrete e këtij angazhimi dhe e përkushtimit për forcimin e integrimit dhe barazisë në sektorin e sigurisë. /Zëri

Postimi i plotë (pa ndërhyrje):

Sot, Republika e Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës shënojnë një moment të rëndësishëm, që reflekton qartë vizionin tonë për shtet dhe institucione që i përkasin të gjithë qytetarëve të saj. Pranimi i 36 rekrutëve të rinj nga komunitetet joshumicë është dëshmi konkrete e këtij angazhimi dhe e përkushtimit tonë për forcimin e integrimit dhe barazisë në sektorin e sigurisë.

Të dashur rekrutë, nga sot uniforma që ju mbani është simboli i përgjegjësisë së lartë ndaj atdheut dhe qytetarëve tanë, përgjegjësi që do të shoqërojë çdo ditë tuajën. Zgjedhja juaj për t’i shërbyer Kosovës është akt i pastër atdhedashurie, që nderon jo vetëm ju, por edhe familjet dhe komunitetet nga të cilat vini.

Forca e Sigurisë së Kosovës është ndërtuar mbi vlera të profesionalizmit, besnikërisë dhe multietnicitetit. Diversiteti që ju përfaqësoni e bën ushtrinë tonë më të fortë, më të drejtë dhe përfaqësuese të shoqërisë sonë.

Në këtë rrugëtim fisnik, ju inkurajoj të shërbeni me nder, krenari dhe përkushtim të palëkundur. Republika e Kosovës ka besim në ju.

Ju uroj suksese në çdo hap të karrierës suaj ushtarake!