Kuvendi ratifikon edhe katër marrëveshje ndërkombëtare
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në seancën e së premtes katër marrëveshjet ndërkombëtare që ishin në rend të ditës.
Ashtu siç edhe kërkohet, ratifikimi i këtyre marrëveshjeve është bërë me votat e 2/3 e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, transmeton Zeri.info.
Më poshtë mund t’i gjeni katër marrëveshjet ndërkombëtare që u ratifikuan në seancën e sotme [10.04.2026]:
Votimi i Projektligjit nr. 10/L-015 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Sektorit Financiar të Kosovës,
Shqyrtimi i Projektligjit nr. 10/L-016 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për Programin e Kredisë të Bazuar në Politika,
Shqyrtimi i Projektligjit nr. 10/L-017 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe KfW, Frankfurt am Main, për Programin e Kredisë të Bazuar në Politika në sektorin e Energjisë dhe Klimës për Kosovën,
Shqyrtimi i Projektligjit nr. 10/L-018 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin “Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0.