Musliu ankohet për semaforët në Skenderaj, disa deputetë qeshin: “Këta e shohin Skenderajn si xhungël”
Foto: Laura Hasani

Musliu ankohet për semaforët në Skenderaj, disa deputetë qeshin: “Këta e shohin Skenderajn si xhungël”

Aktuale April 10, 2026 - 13:23

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, gjatë pyetjeve parlamentare ka pyetur ministrin Dimal Basha për semaforët në Skenderaj.

Musliu është ankuar se ka vite në Skenderaj semaforët janë jofunksionalë dhe si pasojë po shkaktohen aksidente, ndërsa nga pyetja e deputetes Musliu, disa deputetë kanë filluar të qeshen, duke i thënë se kjo është kompetencë e Komunës dhe jo ministrit.

Deputetja ka reaguar pas përqeshjeve të deputetëve, duke thënë se ata e shohin “Skenderajn si xhungël”, transmeton Zeri.info.

“Këtu qeshin disa, sepse këta e shohin Skenderajn si xhungël. Kryetare a po mban disiplinë, a po i qet ti përjashta apo i qes unë?”.

“Ata me mosdijen e tyre zgjedhën për me u tall me komunën e Skenderajt, kjo është e papranueshme dhe duhet t’i tërhiqni vërejtjen.

Ministër, ju e dini se semaforët janë kompetencë e juaja. Pse ka vite që semaforët në Skenderaj janë jofunksionalë dhe si pasojë ka aksidente trafiku, shpesh edhe me fatalitet”, ka thënë Musliu në seancën e Kuvendit. /Zëri