Mblidhet Komisioni për Punë të Jashtme, temë edhe draftplani i punës
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Kuvendit të Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës, me fillim nga ora 09:30.
Në këtë mbledhje anëtarët e Komisionit pritet të shqyrtojnë dhe miratojnë disa pika të rëndësishme të rendit të ditës. Fillimisht do të bëhet miratimi i rendit të ditës, pasuar nga miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mbajtur më 3 prill 2026, njofton Zyra për informim e Kuvendit.
Një ndër pikat e kësaj mbledhjeje është edhe shqyrtimi dhe miratimi i draft-planit të punës së Komisionit për sesionin pranveror të vitit 2026, i cili pritet të përcaktojë prioritetet dhe aktivitetet e komisionit për muajt në vijim.
Mbledhja pritet të fokusohet në organizimin e punës së komisionit dhe planifikimin e aktiviteteve për periudhën e ardhshme.
Ndryshe, sot mblidhet edhe Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të KPM-së.