Baraliu: S’ka vullnet për presidentin, partitë po luajnë “pingpong politik”
Profesori universitar Mazllum Baraliu ka thënë se nuk po sheh vullnet nga subjektet politike që të arrijnë marrëveshje për zgjedhjen e presidentit.
Ai ka thënë se subjektet politike po luajnë “pingpong politik”, ashtu si bënë vitin e kaluar për kryetarin e Kuvendit.
Në emisionin “InfoNata”, ai ka thënë se përgjegjësia më e madhe bije te Lëvizja Vetëvendosje,e cila sipas tij, po abuzon me fitoren e shënuar më 28 dhjetor.
Po shohë një lojë diplomatike dhe politike, një “pingpong politik” të ngjashëm me atë të vitit të kaluar dhe një sjellje e tillë është e padenjë fillimisht për fituesin dhe asgjë më pak për opozitën. Nuk shoh vullnet, përkundrazi është neglizhencë. Të dy palët. Përgjegjësia e parë i takon fituesit. Kompromisi do të ishte mirëkuptimi për një kandidat konsensual, pra opozita ta bënte një kandidat dhe ta pranojë shumica”, është shprehur Baraliu. /tëvë1