Gërvalla: Beteja e Koshares, themel politik dhe moral i shtetit të Kosovës [video]
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka deklaruar se Beteja e Koshares nuk ishte një ngjarje e shkëputur, por rezultat i një rruge të gjatë historike drejt lirisë.
Në fjalën e saj në manifestimin Ditët e Shqipes, në shënim të 27-vjetorit të kësaj beteje, ajo ka theksuar se çështja e Kosovës ishte artikuluar politikisht dhe ndërkombëtarisht ndër vite, përfshirë edhe nën udhëheqjen e Ibrahim Rugova.
Sipas Gërvallës, krahas përpjekjeve politike, ekzistonte edhe bindja e thellë e qytetarëve se liria nuk mund të arrihej pa luftë përballë një pushtuesi të dhunshëm, bindje që mori formën më të qartë përmes veprës së Adem Jashari.
Ajo ka shtuar se në Koshare u bashkuan dy rrjedha të rëndësishme të historisë së Kosovës: vullneti politik për liri dhe gatishmëria për flijim për të.
“Kosharja, të nderuar vëllezër dhe motra, është pjesë e themelit politik dhe moral të Republikës së Kosovës”, ka thënë Gërvalla.