Nazarko: Kosova ka qenë aktive në Luginë, veçanërisht përmes investimeve financiare
Aktuale
April 09, 2026 - 13:56
Opinionisti Mentor Nazarko ka deklaruar se Kosova ka qenë e përfshirë në mënyrë aktive në Luginën e Preshevës, veçanërisht përmes mbështetjes financiare.
Ai theksoi se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë është i rëndësishëm për forcimin e shqiptarëve në këtë rajon.
“Shqipëria bashkë me Kosovën, pra bashkimi bën fuqinë. Për hir të së vërtetës, Kosova ka qenë shumë aktive, të paktën në disa elemente në Luginë, posaçërisht me investime financiare. Unë nuk kam informacion se për çka janë përdorur 4 milionë euro për shqiptarët atje, por kam sugjeruar që këto mjete të orientohen drejt zhvillimit të bizneseve të vogla dhe amvisërive, në mënyrë që shqiptarët të mos largohen nga Lugina”, tha Nazarko. /klankosova