KS i OKB-së sot mban seancë, Kosovën e përfaqëson Konjufca
Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka udhëtuar për një Nju-Jurk të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Kryediplomati Konjufca, njëherësh zëvendëskryeministër i parë, do ta përfaqësojë Kosovën në këtë mbledhje, që pritet të mbahet pasdite, sipas orës lokale në Kosovë.
“Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka udhëtuar për Nju-Jork të SHBA-së për të përfaqësuar Kosovën në seancën e Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB). Seanca e Këshillit të Sigurimit do të mbahet sot nga ora 10:00 sipas kohës lokale, kurse në Kosovë do të jetë ora 16:00”, ka njoftuar Zyra për Media e MPJD-së.