Beteja e Koshares, Haradinaj: Nderi ynë të jetojmë me ndjenjën e sakrificës dhe kontributit të dëshmorëve

Beteja e Koshares, Haradinaj: Nderi ynë të jetojmë me ndjenjën e sakrificës dhe kontributit të dëshmorëve

Aktuale April 09, 2026 - 13:49

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh edhe ish-komandant i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar në manifestimin qendror dëshmorët e Betejës së Kosharës të vitit 1999, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se po të mos ishte kjo betejë, Marrëveshja e Kumanovës, e cila u arrit më 9 qershor të vitit 1999, nuk do të ishte e njëjtë.

“Është në nder tonin të vijmë çdo vit këtu e të jetojmë me ndjenjën e asaj sakrifice, të asaj lufte heroike dhe të atij kontributi të madh për çlirimin e atdheut të bërë mos të them qindra mijëra luftëtarë të Brigadës 138 Agim Ramadani, edhe është poashtu nder të qëndrojmë para familjes së dëshmorëve, para familjes së Salih Çekut, Agim Ramadanit, Xhemajl Fetahaj e të 114 të tjerëve që dhanë jetën pra mu këtu në trojet tona, në kufirin që padrejtësisht na kanë nda aq gjatë dhe që u bë themel i lirisë sonë. Në i nderojmë të gjallët Salih Çeku, faleminderit që je prezent, Ali Ahmeti faleminderit shumë, edhe shumë bashkëluftëtarë nga të gjitha trojet tona shqiptare. Nëse veçojmë pak fjalë, e mos me i përsërit ato që I kemi thënë çdo vit, se çdo vit bashkohemi këtu. Ndoshta është me rëndësi ta kthejmë në kujtesë 9 qershori, marrëveshja e Kumanovës, ka mund të mos jetë e tillë, sikur mos të ishte lufta e Koshares. Pra një epilog i luftës do të arrihej, por pa luftën e brigadës së Koshares, pa këtë intensitet të sulmit, pa këtë intensitet të goditjes së armikut, pa depërtimin frontal e marrjes së një pjesë të territorit në përgjithësi të armikut, është e mundur që 9 qershori, Marrëveshja e Kumanovës ka mund të jetë tjetër më e keqe”, tha Haradinaj