Dita e Kushtetutës, Haxhiu: Në prill shteti mori formën e plotë juridike dhe politike
Aktuale
April 09, 2026 - 12:37
Sot u bëhen 18 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Ajo u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor të po atij viti.
Kryetarja e Kuvendit, njëherësh u.d. e presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka uruar këtë ditë, duke thënë se 9 prilli i vitit 2008 shënoi ditën kur shteti mori formën e tij të plotë juridike dhe politike.
“Përkushtimi ndaj Kushtetutës mbetet parakusht për stabilitet, zhvillim dhe konsolidim demokratik”, shkruhet në postimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës në Facebook.