Kushtetuta udhërrëfyesi ynë për ndërtimin e një shteti ligjor, shprehet Hamza
Foto: Laura Hasani

Kushtetuta udhërrëfyesi ynë për ndërtimin e një shteti ligjor, shprehet Hamza

Aktuale April 09, 2026 - 10:56

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me rastin e Ditës së Kushtetutës të Republikës së Kosovës.

Hamza theksoi se Kushtetuta përbën aktin më të lartë juridik të shtetit, mbi të cilin mbështetet rendi demokratik dhe garantohet mbrojtja e të drejtave të çdo qytetari.

“Kushtetuta mbetet udhërrëfyesi ynë për ndërtimin e një shteti ligjor, të drejtë dhe të barabartë”, është shprehur Hamza.

Ai, po ashtu, theksoi domosdoshmërinë e zbatimit të plotë të Kushtetutës në çdo rrethanë.

“Në këtë ditë të rëndësishme, riafirmojmë përkushtimin e Partisë Demokratike të Kosovës për respektimin dhe mbrojtjen e këtij akti në çdo kohë dhe rrethanë.

Gëzuar Ditën e Kushtetutës!”, përfundoi Hamza.