Një person në Tiranë hidhet nga kati i dytë i restorantit për të mos paguar faturën
Aktuale
April 09, 2026 - 10:42
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë, ku një klient ka zgjedhur të hidhet nga kati i dytë i një restoranti, me qëllim shmangien e pagesës së faturës.
Pamjet e incidentit janë shpërndarë nga vetë restoranti dhe janë bërë tepër virale.
Restoranti bën me dije se i riu kishte qëndruar rreth katër orë në ambientet e biznesit dhe kishte konsumuar rreth 1.5 kg mish.
Sipas njoftimit, në përfundim, ai ka zgjedhur të mos paguajë, duke u hedhur nga lartësia, duke rrezikuar edhe dëmtimin e tij fizik, raporton Top Channel.