Ndryshojnë temperaturat, ky është parashikimi i motit për sot
Aktuale
April 09, 2026 - 07:45
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat vende-vende pritet të sjellin dhe riga shiu, shkruan Zeri.info.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 gradë deri në 2 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të arrijnë në 9 e 12 gradë Celsius.
Era do të fryjë në drejtim të veriperëndimit me shpejtësi 1 deri në 4 metra për sekondë. /Zëri
Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:
