Më 10 prill, seanca e Kuvendit
Foto: Laura Hasani

Më 10 prill, seanca e Kuvendit

Aktuale April 08, 2026 - 15:25

Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet këtë të premte, më 10 prill.

Seanca është vendosur nga kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, pasi në mbledhjen e Kryesisë nuk pati dakordim për rendin e ditës, transmeton Zeri.info.

Haxhiu tha se ka vendosur për seancën dhe rendin e ditës për të premten në orën 10:00.

Në këtë seancë pritet të hidhen në votim ratifikimi i katër marrëveshjeve ndërkombëtare, votimi i propozim-rezolutës për çmimet e naftës, zgjedhja e një anëtari në KPK etj. /Zëri

Image