Ministri Basha inspekton punimet në rrugën nacionale Prishtinë - Pejë

Ministri Basha inspekton punimet në rrugën nacionale Prishtinë - Pejë

Aktuale April 08, 2026 - 14:12

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka zhvilluar një vizitë pune në terren përgjatë aksit rrugor Kijevë - Pejë, një projekt i konsideruar me rëndësi të veçantë për zhvillimin ekonomik dhe lehtësimin e qarkullimit në vend.

Gjatë kësaj vizite, ministri është informuar nga afër për ecurinë e punimeve në segmentet kryesore të projektit, teksa ka zhvilluar takime me përfaqësues të operatorëve ekonomikë dhe mbikëqyrësit e punimeve.

Në fokus të diskutimeve kanë qenë dinamika e realizimit të projektit, respektimi i afateve të përcaktuara dhe sfidat që po hasen në terren.

Basha ka kërkuar angazhim të shtuar nga të gjithë akterët e përfshirë, duke theksuar nevojën për përmbushje të obligimeve kontraktuale dhe realizim të punimeve në përputhje me standardet e kërkuara të cilësisë.

Projekti i rrugës nacionale N9 Prishtinë - Pejë mbetet një ndër prioritetet kryesore të Ministrisë, me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e lidhjes ndërmjet rajoneve të vendit. /Zëri

Image