Haxhiu takon Maqedoncin dhe Jasharin, flasin për fuqizimin strategjik të FSK-së
Aktuale
April 08, 2026 - 12:34
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedoncin, si dhe komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jasharin.
Haxhiu, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, tha se me Maqedoncin dhe Jasharin diskutuan për arritjet në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse, sfidat aktuale dhe hapat e ardhshëm për fuqizimin strategjik të FSK-së.
“Zhvillimi i mëtejmë i FSK-së mbetet prioritet shtetëror dhe kyç për forcimin e sigurisë së Republikës së Kosovës”, shkroi ajo.