Komisioni për të Drejtat e Njeriut shpall konkurs për Avokat të Popullit
Aktuale
April 08, 2026 - 11:21
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka marrë vendim për shpalljen e konkursit për Avokat të Popullit.
Kryetarja e Komisionit, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, tha se me të gjitha votat për është votuar ky propozim.