Dita Ndërkombëtare e Romëve, Veshalli: Një pjesë dërrmuese e shoqërisë kanë qenë diskriminues
Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Romëve, që i kushtohet kulturës rome.
Aktivisti dhe poeti, Sejnur Veshall, tha se pavarësisht paragjykimeve ndaj romëve nga pjesa më e madhe e shoqërisë, ata kanë gjetur edhe përkrahje brenda shqiptarëve për të vazhduar drejt sukseseve.
“Kur e potencojmë se sa ka qenë e vështirë, e kemi pasur edhe luftën me vetveten, qoftë në ekzistencë, qoftë në paragjykime apo stigmë, por me arrit në fund që arti muzika dhe poezia me u diskutu si një fenomen artistik dhe jo i komunitetit është shumë më e rëndësishme dhe është përmbushje e një artisti, që nuk duhet të paragjykohet prejardhja etnike, por ana artistike. Një pjesë dërrmuese kanë qenë diskriminues, por ka pasur edhe një pjesë tjetër që na kanë mbështetur nga komuniteti shqiptar, ka qenë pjesa përbërëse që ne sot me u identifiku si artist. Duke i parë këta shembuj të kulturës, ka qenë guxim dhe për ne”, tha Veshalli në Klan Kosova.