Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro për blerje të naftës
Foto: Laura Hasani

Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro për blerje të naftës

Aktuale April 07, 2026 - 14:40

Kosova është në mesin e vendeve në të cilën ka shpërthyer kriza me çmimet e derivateve, si pasojë e luftës në Lindjen e Mesme, ndërmjet SHBA-së e Izraelit me Iranin.

Si shkak i kësaj lufte, çmimet e naftës dhe benzinës janë rritur dukshëm, teksa vazhdojnë thirrjet ndaj Iranit për hapjen e ngushticës së Hormuzit.

Pavarësisht kësaj situate, gjiganti metalurgjik “Trepça” ka nisur procedurat për blerjen e një sasie të naftës për nevojat e ndërmarrjes.

Ky institucion ka ndarë një shumë prej 400 mijë eurosh, duke treguar pjesët në të cilat do të ndodhë furnizimi me naftë.

“1. Flotacioni ‘Trepça’ – Leposaviq. 2. Zona industriale ‘Trepçë’ – Zveçan. 3. Miniera e Crnacit (Gnjezhdane, 17 km nga RIF Leposaviq). 4. Miniera Belo Brdo (Belo Brdo, 25 km nga RIF Leposaviq)”, thuhet në dosje.

Sipas dosjes, procedura është e hapur dhe vlen rregulli i çmimit më të ultë, derisa afati për dorëzimin e ofertave është deri më 9 prill.

Image

Image