Edhe sot mot pranveror, temperaturat deri në 19 gradë
Foto: Laura Hasani

Edhe sot mot pranveror, temperaturat deri në 19 gradë

Aktuale April 07, 2026 - 07:51

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, shkruan Zeri.info.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 e 6 gradë Celsius, kurse ato maksimalet e ditës do të arrijnë në 16 e 19 gradë Celsius.

Era do të fryjë në drejtim të veriperëndimit me shpejtësi 1 deri në 6 metra për sekondë. /Zëri

Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:

Image