Lagjja “Dardania” mbetet pa ujë deri nesër, KRU Prishtina: Rrjedhje e madhe, s’mund të intervenojmë sonte
Aktuale
April 06, 2026 - 20:30
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a, ka njoftuar se lagjja “Dardania” e Prishtinës do të mbetet sonte pa ujë.
Kjo për shkak të një rrjedhje të madhe dhe pamundësisë për intervenim.
“Për shkak të një rrjedhjeje të madhe dhe pamundësisë për intervenim sonte, furnizimi me ujë do të ndërpritet deri nesër kur do të bëhet ndërhyrja. Pa ujë do të mbetet zona e Dardanisë”, thuhet në njoftim.