Shtylla e rrëzuar në Shashkoc që nga tetori 2025 rrezikon jetën e qytetarëve, institucionet pa reagim

Shtylla e rrëzuar në Shashkoc që nga tetori 2025 rrezikon jetën e qytetarëve, institucionet pa reagim

Aktuale April 06, 2026 - 18:23

Një banor nga fshati Shashkoc i Komunës së Prishtinës ka kontaktuar Gazetën Infokus për të ngritur shqetësimin lidhur me një shtyllë elektrike të KEDS-it, e cila sipas tij është rrëzuar që nga tetori i vitit 2025 në oborrin e shtëpisë së tij dhe ende nuk është rregulluar.

Ai ka bërë të ditur se që nga ajo kohë ka njoftuar disa herë institucionet përkatëse, përfshirë KEDS-in, emergjencën dhe policinë, por pa ndonjë reagim konkret.

Image

“Prej atëherë e kemi informu disa herë KEDS-in, emergjencën dhe policinë, por deri më tani nuk është rregullu banderi. Sot kam informu prap policinë, por më drejtuan se ‘na s’kemi çka me ba’, lajmëroje inspektoratin e punës,” ka deklaruar ai për Infokus.

Sipas tij, situata paraqet rrezik serioz për jetën, sidomos gjatë reshjeve të shiut, kur telat elektrikë shkaktojnë shkëndija dhe flakë në oborrin e shtëpisë.

“E kam informu disa herë se është shumë rrezik, sepse kur bie shi shpesh herë qesin flakë telat dhe komplet oborri i shtëpisë,” ka shtuar ai. 

Image