Mustafa: Kurti s’po do zgjidhje për president me LDK-në
Foto: Laura Hasani

Mustafa: Kurti s’po do zgjidhje për president me LDK-në

Aktuale April 06, 2026 - 14:04

Pak minuta pasi përfundoi takimi ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për çështjen e presidentit, zëdhënësi i partisë më të vjetër në vend, Besian Mustafa, tha se shefi i Qeverisë “nuk po do me gjet zgjidhje për president bashkë me LDK-në”.

Mustafa iu referua një deklarate të Kurtit pas takimit, ndërsa tha se ai nuk do zgjidhje.

“Albini sapo përsëriti ‘80-81 vota për President nuk është caku ynë’. Pra, NUK po do me gjet zgjidhje për president bashkë me LDK-në. Veç mos thoni pastaj ‘LDK po na çon në zgjedhje!’”, shkroi Mustafa në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.