Kurti optimist: Takimi ishte konstruktiv, LVV-ja e përcaktuar t’i shmangë zgjedhjet
Foto: Laura Hasani

Kurti optimist: Takimi ishte konstruktiv, LVV-ja e përcaktuar t’i shmangë zgjedhjet

Aktuale April 06, 2026 - 13:36

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për takimin që zhvilloi me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, këtë të hënë.

Ai tha se kanë mbetur edhe tri javë deri në përfundim të afatit për zgjedhjen e presidentit dhe për këtë të gjitha partitë duhet t’i maksimizojnë përpjekjet, shkruan Zeri.info.

Kurti tha se takimi ishte konstruktiv dhe se LVV-ja është përcaktuar t’u shmanget zgjedhjeve të reja, sepse sipas tij kjo nuk do të ishte zgjidhja e duhur.

“Do të ishte absurde që përsëri të dilnim para qytetarëve me zotimet e njëjta për të kërkuar votën e tyre, për një rezultat që nuk do të mundë të ishte shumë ndryshe. Do të ishte sfidë që një parti t’i ketë 80 deputetë që ta zgjedhë edhe presidentin, prandaj jemi këtu për bashkëpunim”, u shpreh Kurti.

Në lidhje me kandidaturat e deritanishme për pozitën e presidentit, ai u shpreh se LVV-ja ka bërë përzgjedhje të detyruar të të dy emrave për shkak që partitë e tjera nuk kishin propozuar asnjë emër.

I pyetur nëse pati ndonjë propozim konkret, Kurti u shpreh se nuk mund të flasim për mendimet e shprehura gjatë këtij takimi dhe pa qenë diçka konkrete. /Zëri

Image
Image