Nis protesta e studentëve në Shkup, kërkohet që provimi i jurisprudencës të mbahet në gjuhën shqipe

Nis protesta e studentëve në Shkup, kërkohet që provimi i jurisprudencës të mbahet në gjuhën shqipe

Aktuale April 06, 2026 - 13:07

Me thirrje për respektim të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, respektim të Kushtetutës dhe drejtësi, në Shkup ka nisur protesta e studentëve shqiptarë të universiteteve të Maqedonisë së Veriut, të cilët kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe.

Protesta ka nisur në hyrje të Urës së Gurit, do të vazhdojë deri para Ministrisë së Drejtësisë.

Studentët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive të qytetarëve, pasi siç thonë kjo nuk është vetëm “lufta” e tyre, por është “luftë” për mbrojtjen e gjuhës.

Organizatorët e protestës paraprakisht u ftuan në Polici në bisedë informative. Protesta ka marrë mbështetje edhe nga individë, funksionarë dhe shoqata tjera nga RMV-ja, Shqipëria dhe Kosova.