Kurti mbërrin në Kuvend për takimin me Abdixhikun
Aktuale
April 06, 2026 - 11:14
Ka mbërritur në Kuvend kryeministri i vendit, Albin Kurti, për t’u takuar me kreun e LDK-së Lumir Abdixhikun.
Ky është takimi i tretë mes tyre për të njëjtën çështje, ku pritet të diskutohet procesi i zgjedhjes së presidentit.
Njëherësh, Gjykata Kushtetuese u ka dhënë ligjvënësve të Kosovës mbi një muaj kohë për ta zgjedhur presidentin e ri të vendit, pasi e rrëzoi një dekret të ish-presidentes Vjosa Osmani, më 25 mars, për shpërndarjen e Kuvendit pas moszgjedhjes së presidentit në një seancë më 5 mars.
