Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup, kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe
Aktuale
April 06, 2026 - 08:45
Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut protestojnë sot në Shkup për të drejtën e provimit në gjuhën shqipe.
Mevlan Ademi, organizator i protestës së studentëve shqiptarë në Shkup, mbrëmë në Klan Kosova tha se ata kërkojnë zbatimin e gjuhës shqipe.
Ai u bëri thirrje partive politike, duke u thënë se nëse mbështesin kauzën, të bashkohen me studentët.
“Kemi organizuar një protestë paqësore. U bëj thirrje partive politike në çfarëdo lloj mënyre të mos tentojnë të etiketojnë, nëse janë me ne, le të vijnë atë ditë aty dhe le të ngrenë zërin bashkë me ne, me studentët. Ne nuk jemi me ata, ne jemi për zbatimin e gjuhës shqipe”, tha ai.