Rama uron shqiptarët për Pashkët: Një festë që na bashkon të gjithëve
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët katolikë, ortodoksë dhe të gjithë shqiptarët me rastin e festës së Pashkëve gjatë podkasti të tij “Flasim”.
Në mesazhin e tij, ai theksoi se shqiptarët ndajnë të njëjtin bekim, pavarësisht festave që kremtojnë, qofshin Krishtlindjet, Bajrami, Pashkët apo Sulltan Novruzi. Sipas tij, ekziston një atmosferë e përgjithshme që i bashkon të gjithë dhe krijon një ndjenjë uniteti për ta përjetuar së bashku këtë periudhë të veçantë.
Më herët, Rama kishte uruar besimtarët katolikë përmes një videoje të veçantë, ku shfaqej duke ngjyrosur vezët e Pashkëve, një prej traditave më të dashura të kësaj feste. Përmes këtij improvizimi, ai përcolli një atmosferë festive dhe urimet e tij për të gjithë besimtarët.
“Gëzuar Ditën e Re,” ka shkruar Rama, duke vënë në pah simbolikën e Pashkëve si ringjallje, dritë dhe një fillim i ri.