Sot temperaturat pranverore deri në 18 gradë Celsius
Foto: Laura Hasani

Sot temperaturat pranverore deri në 18 gradë Celsius

Aktuale April 05, 2026 - 07:55

Sot temperaturat e ditës pritet të shkojnë deri në 18 gradë Celsius.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas IHMK-së, nga dita e sotme pritet të ketë përmirësim i kushteve meteorologjike.

“Moti parashihet me vranësira të shpërndara dhe me diell”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

Temperaturat minimale do të jenë nga 1 e deri në 3 gradë Celsius, kurse maksimalet nga 15 e deri në 18 gradë.

“Do të fryjë erë nga verilindja e lehtë deri në mesatare”, thuhet në ndër të tjera në njoftim.