Osmani: Sot u largova nga kjo detyrë, por assesi nga përkushtimi për Kosovën
Aktuale
April 04, 2026 - 20:04
Gjatë ditës së shtunë, me një ceremoni zyrtare Vjosa Osmani përfundoi mandatin 5-vjeçar dhe detyrën ia dorëzoi kryeparlamentares Albulena Haxhiu.
Ajo u përcoll me ceremoni zyrtare dhe nga ky moment ka ndarë një video në rrjetin e saj në Facebook, shkruan Zeri.info.
Ajo ka thënë se institucioni i Presidencës është ndërtuar nga ish-presidenti Ibrahim Rugova, prandaj uroi që pasuesi i saj të punoj fort për të.
“Këtë institucion e ndërtoi Presidenti Rugova si institucion të fortë, me integritet e me aleatë. Dhe të tillë, po e lë pas. Sot largohem nga kjo detyrë, por asesi nga përkushtimi për atdheun tonë të dashur”, theksoi Osmani. /Zëri