Haxhiu: Do të ushtroj detyrën e presidentit me përgjegjësi dhe profesionalizëm të lartë
Foto: Laura Hasani

Haxhiu: Do të ushtroj detyrën e presidentit me përgjegjësi dhe profesionalizëm të lartë

Aktuale April 04, 2026 - 16:42

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur gjatë ceremonisë së pranim-dorëzimit të pozitës së ushtrueses së pozitës së presidentes.

Haxhiu ka falendëruar Osmanin për punën dhe angazhimin që ka bërë gjatë këtyre pesë viteve.

Osmani ka thënë se sipas Kushtetutës, nuk mund të qëndrojë më shumë se 6 muaj në pozitën e u.d se presidentes, prandaj ka thënë se shpreson që Kuvendi sa më shpejt të zgjedh presidentin e ri.

“Faleminderit për punën dhe angazhimin pesë vjeçar. Për Kosovën është me rëndësi të kenë në krye të institucioneve njerëz me integritet të lartë. Rrethanat Kushtetuese e imponojnë që Kryetari i Kuvendit të jetë ushtrues i detyrës së presidentit. E dimë që kjo pozitë mbahet jo më shumë se 6 muaj dhe shpresoj që Kuvendi të zgjedh sa më shpejt presidentit”, ka thënë Haxhiu.

“Me këtë rast iu bëj thirrje grupeve parlamentare që sa më parë të ketë një zgjidhje për çështjen e presidentit. T’i lënë anash inatet e dallimet politike. Deri atëherë unë do të angazhohem që përgjegjësitë që ka presidenti t’i kryej me përgjegjësi e profesionalizëm të lartë”, ka shtuar Haxhiu.