KFOR: Njësia Beneluks për Inteligjencë përfundon misionin njëvjeçar në Kosovë, operuan me dronin “X-300 Integrator”

KFOR: Njësia Beneluks për Inteligjencë përfundon misionin njëvjeçar në Kosovë, operuan me dronin “X-300 Integrator”

Aktuale April 04, 2026 - 13:03

KFOR-i përmes njoftimit ka bërë të ditur se njësia ushtarake e Beneluksit për Inteligjencë, e përbërë nga ushtarë nga Luksemburgu, Holanda dhe Belgjika, ka përfunduar misionin njëvjeçar në Kosovë. Kjo njësi, pjesë e Batalionit të Inteligjencës, Mbikëqyrjes dhe Zbulimit (ISRBN) të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, shërbeu gjatë gjithë vitit me përkushtim.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, njësia përdori sistemin ajror pa pilot “X-300 Integrator”, duke rritur ndërgjegjësimin për situatën dhe efektivitetin operacional në të gjithë rajonin. KFOR-i theksoi se kjo pasqyron angazhimin e vazhdueshëm për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Misioni ushtarak i KFOR-it vazhdon të zbatojë mandatin e tij sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së (1999), duke garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë në mënyrë të paanshme.

“KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Sundimit të Ligjit të Bashkimit Evropian (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftimin zyrtar.