Rruga Pejë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë për shkak të borës, QKMK-ja paralajmëron përdorimin e pajisjeve dimërore
Aktuale
April 04, 2026 - 10:03
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë Rozhajë, është e pakalueshme për kamionë për shkak të reshjeve të borës.
QKMK-ja përmes njoftimit ka bërë të ditur se për automjetet e udhëtarëve është e domosdoshme që të jenë të kenë pajisje dimërore.
‘’Ju njoftojmë se rruga Pejë-PKK Kullë-Rozhajë dhe anasjelltas nga reshjet e borës është e pa kalueshme për kamionë ndërsa për automjete të udhëtareve të domosdoshme janë paisjet dimërore’’, thuhet në njoftim. /Zëri