Tahiri për Osmanin: Mandat i suksesshëm, rikthimi në sfidat e reja është i pashmangshëm
Foto: Laura Hasani

Tahiri për Osmanin: Mandat i suksesshëm, rikthimi në sfidat e reja është i pashmangshëm

Aktuale April 03, 2026 - 23:39

Xhafer Tahiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar lidhur me përfundimin e mandatit të presidentes Vjosa Osmani, duke thënë se Osmani po e përfundon mandatin me "plot suksese në politikën e jashtme".

Tahiri përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Osmani ka lënë trashëgimi të pasur politike me plot suksese në Presidencë, raporton Zeri.info.

Postimi i plotë:

Presidentja Vjosa Osmani po përfundon mandatin e saj 5 vjeçar në shërbim të Republikës, plot suksese si në politikën e jashtme por edhe duke lënë trashëgimi të pasur politike në Presidencë. Mbrëmë isha i nderuar të jem i ftuar në pritjen e organizuar nga Presidentja Osmani ku takova miq të mirë me të cilët punova në vitet 2006-2016 në ZPRK!

Kjo nuk është lamutumirë, por shihemi në sfidën e radhës!