Osmani nesër ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
Aktuale
April 03, 2026 - 21:14
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nesër në orën 16:00 do t’ia dorëzojë zyrtarisht detyrën kryeparlamentares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.
Presidenca njofton se akti ceremonial i dorëzim-pranimit të detyrës do të mbahet në Kabinetin e Presidentes.
"Në orën 16:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ia dorëzon detyrën Kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu. Akti ceremonial i dorëzim-pranimit të detyrës do të mbahet në Kabinetin e Presidentes", thuhet në komunikatën për medie nga Zyra e Presidentes.