“Shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së”, Vitia i kundërpërgjigjet Bajramit
Foto: Laura Hasani

“Shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së”, Vitia i kundërpërgjigjet Bajramit

Aktuale April 03, 2026 - 13:49

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ishte e ashpër në reagim ndaj ministres Mimoza Kusari-Lila në seancën për çmimet e naftës.

Por ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i është kundërpërgjigjur Bajramit, duke i thënë se shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së, raporton Zeri.info.

“Pastaj po ato që i tha deputetja Bajrami janë komplet të pavërteta. E para, shumica e barnave me këtë çmim, me këtë ligj, kanë pësuar ulje në çmim. E dyta, ky është një ligj që asnjë nga qeveritë e tjera nuk ka pasur guximin për ta bërë, dhe vetëm kjo qeveri ka pasur guximin për ta bërë. Këtu i falënderoj edhe deputetët e opozitës që së paku na kanë qëndruar mbrapa, që kanë votuar për këtë çështje. Kurse sa i përket milionerëve, deputetja Bajrami i ka përmendur disa herë pa asnjë arsye apo ndoshta ka edhe ndonjë arsye, sepse shumica e këtyre milionerëve, e këtyre kompanive janë bërë në kohën e LDK-së dhe janë përkrahës të LDK-së, zonja Bajrami. Kështu që është shumë e rëndësishme si po i lidhni këta milionerë direkt apo indirekt. Besoj që kishte dashur me dhënë edhe një sqarim kur flet për këta milionerë sepse asnjë nga këta milionerë, siç thuash ti, kompani farmaceutike, shihet se kur janë krijuar këto kompani”, u shpreh minsitri Vitia.

Vitia ndër të tjera iu drejtua Bajramit, duke i thënë të mos propagandojë në deklarimet e saj. /Zëri

Image
Image