Kusari-Lila: Çmimi i naftës po rritet shkaku i gjendjes në Lindjen e Mesme, situatë të cilën s’mund ta kontrollojmë
Foto: Laura Hasani

Kusari-Lila: Çmimi i naftës po rritet shkaku i gjendjes në Lindjen e Mesme, situatë të cilën s’mund ta kontrollojmë

Aktuale April 03, 2026 - 13:37

Është duke u mbajtur seanca e jashtëzakonshme për rritjen e çmimit të naftës.

Kusari-Lila është shprehur se çmimi i naftës po rritet si rrjedhojë e situatës në Lindjen e Mesme dhe se kjo është situatë të cilën nuk mund ta kontrollojnë.

Image

"Qartë e kemi nga vjen nafta, qartë e kemi kush doganohet dhe ku është porti i parë, është në Durrës 90%. Depoja doganore në Shqipëri korrespondon gjerësisht ndanë informacionet me doganat e Republikës së Kosovës për të përcaktu a ka apo nuk ka abuzim prej ditës së parë i kemi vendos këto kontakte dhe i përcjellim. Çmimi i naftës po rritet si rrjedhojë e situatës në Lindjen e Mesme, kjo është situatë të cilën nuk mund ta kontrollojmë. Ndalimi i çmimit siç u kërku, rritja ka me ndodhë në situatën aktuale kur atje nuk ka stabilitet, dhe nuk është çështja e sasisë, është çështja e transportit, pa siguria në transportin ndërkombëtar po e shkakton këtë pasiguri në rritjen e çmimeve", u shpreh Kusari-Lila. /Zëri

Image
Image