Kusari-Lila thotë se me uljen e TVSH-së nuk përfitojnë qytetarët, por operatorët
Foto: Laura Hasani

Kusari-Lila thotë se me uljen e TVSH-së nuk përfitojnë qytetarët, por operatorët

Aktuale April 03, 2026 - 13:22

Në Kuvend është duke u zhvilluar seanca e jashtëzakonshme për diskutimin e çmimeve të naftës dhe produkteve bazë.

Deputetët e opozitës kërkuan që ndër masat që duhet të merren për këtë të jetë edhe ulja e TVSH-së, shkruan Zeri.info.

Për këtë propozim foli edhe ministrja e Ndërmarrësisë, Industrisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, për çka tha se kjo praktikë nuk ka ndikuar në çmimin e produkteve që blen konsumatori.

“Të mos harrojmë që kjo praktikë ka ndodhur në vitin 2016, në qeverisjen e Isa Mustafës, nga 18% në 8%. Por që sipas vlerësimeve, nuk është ulur çmimi i produkteve bazë, pra ju e keni provuar vetë këtë praktikë, të cilën e keni propozuar”, theksoi Kusari-Lila.

Ajo theksoi se me uljen e TVSH-së ata që përfitojnë janë operatorët e jo qytetarët. /Zëri

Image

 

Image