Qeveria miraton projektligjin për shtetësinë e Kosovës
Foto: Laura Hasani

Qeveria miraton projektligjin për shtetësinë e Kosovës

Aktuale April 03, 2026 - 10:28

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka miratuar projektligjin për shtetësinë e Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, prezantoi këtë projektligj, duke thënë se me këtë nismë do të ketë lehtësime për diasporën për rikthimin e shtetësisë për ta.

“Në esencë, kjo nismë është një iniciativë strategjike e Qeverisë për të afruar legjislacionin tonë me praktikat më të mira ndërkombëtare. Përmes këtij projektligji, realizojmë premtimin e Qeverisë për lehtësimin maksimal të procesit të rikthimit të shtetësisë për diasporën tonë, të cilëve për shkak të kufizimeve në shtetet e tyre u është dashur të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës”, tha Sveçla.

Ky projektligj u miratua pa asnjë kundërshtim. /EO