Lushaku-Sadriu: Ka hapësirë reale për zgjidhjen e çështjes së presidentit
Foto: Laura Hasani

Lushaku-Sadriu: Ka hapësirë reale për zgjidhjen e çështjes së presidentit

Aktuale April 02, 2026 - 22:09

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se në Kuvend ekziston hapësirë reale për një zgjidhje rreth çështjes së presidentit, por ka theksuar se kjo kërkon vullnet politik dhe respektim të parimeve kushtetuese.

Sipas saj, aritmetika parlamentare e bën të mundur arritjen e një marrëveshjeje.

Ajo ka theksuar se partia në pushtet duhet të tregojë fleksibilitet dhe kreativitet për të ofruar zgjidhje që përfshijnë edhe partitë e tjera politike, duke synuar një kompromis ose marrëveshje të përbashkët.

“Kur i sheh numrat në Kuvend, normalisht që ka hapësirë për zgjidhje. Sepse është matematike. Numrat, shumicën i ka Vetëvendosje. Po te ketë vullnet politik dhe të jetë në harmoni me obligimet që ia cakton Kushtetuta dhe rolit të saj në Kuvend. Mund të bëhet kreative me zgjidhje dhe mund t’i ofrojë partitë, të cilat e kanë numrin e mjaftueshëm të votave".

Deputetja e LVV: Opozita po synon bllokada, nuk do zgjidhje për presidentin

"Dhe mund të gjejë ose kompromis ose të ofrojë një marrëveshje politike, për çka ne i kemi bërë prej fillimit të këtij procesi, i kemi bërë të njohura tri rrugë që i japin zgjidhje. E njëra prej tyre është e papranueshme, që të imponohen kandidatët nga partia që përmban qeverinë. Sepse me shku me në seancë me dy kandidat të VV-së nuk është as demokratike, dhe është krejt në kundërshtim me atë që kryeministri e ka thënë që nuk do të ketë kandidat me libreza partiake”, ka thënë Lushaku-Sadriu. /rtvdukagjini