Osmani organizoi pritje me rastin e largimit nga detyra, zyrtarja e BE-së e falënderon për bashkëpunimin
Foto: Laura Hasani

Osmani organizoi pritje me rastin e largimit nga detyra, zyrtarja e BE-së e falënderon për bashkëpunimin

Aktuale April 02, 2026 - 20:37

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka organizuar pritje me rastin e largimit të saj nga detyra dhe ndër të ftuarat ishte edhe shefja në Detyrë e BE-së në Kosovë, Eva Palatova.

Përmes një postimi të zyrës së BE-së në Kosovë, theksohet se Palatova  pati nderin të merrte pjesë sot në pritjen e Presidentes Vjosa Osmani dhe ta falënderonte atë për bashkëpunimin e saj gjatë viteve.

“Si partneri më i besueshëm i Kosovës, BE mbetet i përkushtuar për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj të integrimit në BE”, tha Palatova.

Postimi i plotë:

Shefja në Detyrë e BE-së në Kosovë, Palatova, pati nderin të merrte pjesë sot në pritjen e Presidentes Vjosa Osmani dhe ta falënderonte atë për bashkëpunimin e saj gjatë viteve.

“Si partneri më i besueshëm i Kosovës, BE mbetet i përkushtuar për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj të integrimit në BE”, tha Palatova.