Aleatët përfshirë Kosovën paralajmërojnë sanksione ndaj Iranit në rast të bllokimit të Ngushticës së Hormuzit

Aleatët përfshirë Kosovën paralajmërojnë sanksione ndaj Iranit në rast të bllokimit të Ngushticës së Hormuzit

Aktuale April 02, 2026 - 20:36

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, ka udhëhequr një samit virtual me më shumë se 40 vende, duke diskutuar situatën e tensionuar në Ngushticën e Hormuzit.

Takimi u mbajt pas shqetësimeve se Irani po tenton të ndalojë lundrimin e lirë dhe të ndikojë në ekonominë globale.

Në deklaratën përfundimtare, kryesuesja e takimit theksoi se “Irani po përpiqet ta mbajë peng ekonominë globale në Ngushticën e Hormuzit. Ata nuk duhet të triumfojnë.”

Vendet pjesëmarrëse ranë dakord për nevojën e një përgjigjeje të koordinuar për të siguruar rihapjen e menjëhershme dhe të pakushtëzuar të rrugës ujore dhe respektimin e parimeve themelore të lirisë së lundrimit dhe ligjit të detit.

Mes fushave të veprimit të mundshme të propozuara janë:

Rritja e presionit diplomatik ndërkombëtar, përfshirë edhe përmes Organizatës së Kombeve të Bashkuara;

Shqyrtimi i masave ekonomike dhe politike të koordinuara, përfshirë sanksionet, në rast se ngushtica mbetet e bllokuar;

Bashkëpunimi me Organizatën Ndërkombëtare Detare për lirimin e mijëra anijeve dhe marinarëve të bllokuar;

Marrëveshje për mbështetjen e besimit në treg dhe në operacionet detarem raporton telegrafi.

Samiti konfirmoi vendosmërinë e aleatëve për të mos lejuar që bllokimi i këtij një prej kanaleve më të rëndësishme të transportit detar në botë të ndikojë në tregjet globale, raporton Skynews.