Gjermania mbështet FSK-në me një donacion në vlerë 3 milionë euro
Aktuale
April 02, 2026 - 13:52
Minsitri i Mbrotjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se Forca e Sigurisë së Kosovës ka pranuar një donancion në vkerë prej 3 milionë eurosh nga Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë.
“Sot, Ministria e Mbrojtjes ka pranuar një donacion në vlerë prej 3 milionë eurosh nga Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë, i dedikuar për realizimin e pesë projekteve konkrete, me fokus në plotësimin e flotës së transportit ushtarak si dhe në zhvillimin e kapaciteteve të mbështetjes mjekësore”, bëri të ditur Maqedonci.
Ky donacion u zyrtarizua edhe përmes takimit me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ku u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes. /Zëri