Kadrijaj kërkesë ministrit Hoti: Bëjeni një ligj për mbrojtjen e vlerave të luftës
Aktuale
April 02, 2026 - 12:25
Është duke u zhvilluar seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj kritikoi Qeverinë që nuk e përkrahën rezolutën e propozuar nga PDK-ja për mbrojtjen e vlerave të luftës.
Ajo ndër tjera i bëri një kërkesë publike ministrit Andin Hoti, që ta bëj një ligj për mbrojtjen e vlerave të luftës, shkruan Zeri.info.
“Historia nuk ndryshohet, nuk mundeni me ndryshu me këto linçime që po i bëni. Tërhiqeni librin e Shkelzen Gashit për masakrat e luftës në Kosovë, i cili ka të pavërteta”, u shpreh deputetja e AAK-së. /Zëri