PDK-ja lëshon sallën e Kuvendit [foto]
Foto: Laura Hasani

PDK-ja lëshon sallën e Kuvendit [foto]

Aktuale April 02, 2026 - 11:49

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka insistuar që Rezoluta e propozuar nga ata për mbrojtjen e viktimave të luftës duhet të jetë pikë e parë e rendit të ditës.

Deputetja e PDK-së Vlora Çitaku, deklaroi se nëse kjo nuk ndodh, atëherë kjo parti e tërheq draftrezolutën, raporton Zeri.info.

Ajo tha se pasi që nuk ka dakordim që kjo rezolutë të jetë si pikë e parë e rendit të ditës, atëherë PDK-ja do të largohet nga salla, gjë që ndodhi menjëherë pas deklarimit të saj.

Çitaku bëri të ditur se në sallë do të qëndroj vetën deputeti Nait Hasani, i cili do ta mbajë një fjalim në emër të PDK-së.

Gjithashtu mbështetje mori edhe nga AAK-ja të cilët dolën nga salla pas PDK-së. /Zëri

Image

Image

Image

Image